Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë.
Kryeministri Haradinaj tha se MFSK do të përkrahë procesin e rivarrimit, raporton Ekonomia Online.
“Fjala bëhet për varrezat në Polac që janë të shumta dhe bëhet fjalë për bartjen në memorialin e bërë në Marinë. Ky memorial është i paraparë për të gjithë dëshmorët e zonës operative të Drenicës. Ka një dakordim të gjerë prej krejt instancave”.
“Arsyeja pse kemi kërkuar një rol direkt të FSK-së, është te nderi që i bëhet si dhe është një garancë për një seriozitet në këtë projekt”, shtoi Haradinaj.