Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë mbledhjes së Qeverisë, tha se gjatë vitit 2017 kanë marrë rreth 98 për qind të pranimeve të planifikuara. Sipas tij, krahasuar me vitin paraprak ky pranim është rritur për 8 për qind, raporton Ekonomia Online.
“Gjithsej pranime të realizuara janë mbi 1 miliardë të cilat paraqesin 98 përqind të pranimeve të planifikuara dhe kemi rritje prej 8 përqind”, tha ai.