E drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e tretë në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.
Kjo rregullore përcakton fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Dispozitat e kësaj rregulloreje obligojnë: Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, këshilltarët e jashtëm politikë, nëpunësit në kabinete dhe nëpunësit civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Rregullorja përcakton përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Gjithashtu përkufizon se Qeveria ushtron pushtetin ekzekutiv në përputhje dhe në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore.
Rregullorja e re përcakton përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga këto ministri:
1. Ministria e Financave (MF);
2. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);
3. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS);
4. Ministria e Mbrojtjes (MM);
5. Ministria e Infrastrukturës (MI);
6. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)
7. Ministria e Shëndetësisë (MSH);
8. Ministria e Drejtësisë (MD);
9. Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA);
10. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD);
11. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)
12. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS);
13. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI);
14. Ministria e Pushtetit Lokal (MPL);
15. Ministria për Kthim dhe Komunitete (MKK);
16. Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR);