Qeveria ndalon udhëtimet nga disa shtete, shkak variantet e reja me Covid-19

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 15:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka ndaluar ardhjen e qytetarëve nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, kjo për shkak të paraqitjes së varianteve të reja të Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar ministrave që të votojnë këtë projekt-propozim, që udhëtarët që vijnë nga Brazili, India dhe Afrika të mos lejohen që të hyjnë në Kosovë.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale pandemike në botë dhe shfaqjen e varianteve të reja në vende si Indi, Brazil dhe Afrikë të Jugut, rrezikun e bartjes së varianteve në udhëtime, rekomandojmë të mos lejohet ardhja e udhëtarëve nga këto shtete. Shtohet një pikë e re, ndalohet hyrja në Kosovë e personave që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut”.

“Shtetasit e Kosovës që vijnë nga India, Brazili e Afrika e Jugut duhet të karantinohet nëpër shtëpi për 14 ditë dy herë në javë duke u testuar. Kjo pikë nuk vlen për shtetasit e Kosovës që qëndrojnë transit në këto vend për 48 orë “.

Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid:

Vendimi i Qeverisë për masa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19.

 Në Vendimin Nr. 01/07, të datës 18.04.2021, shtohen pikat si në vijim:

 3A. Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

 3A.1 Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë duke u testuar dy herë në javë.

 3A.2 Pika 3A.1 nuk vlen për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët qëndrojnë transit (më pak se 48 orë) në shtetet e përcaktuara në pikën 3A.1 të këtij vendimi.

 3A.3 Diplomatët e huaj si dhe familjarët e tyre përjashtohen nga fushëveprimi i pikës 3A të këtij vendimi.

 Udhëzohen Ministria e  Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Ministria e Punëve të Brendshme të marrin vendimet dhe veprimet e nevojshme në përputhje me fushat e përgjegjësisë administrative të tyre me qëllim të zbatimit të këtij Vendimi.

Plotësimi dhe ndryshimi është bërë duke marrë parasysh situatën aktuale epidemiologjike në botë, shfaqjen e varianteve të reja të COVID-19, në Indi, Brazil dhe Afrikë të Jugut, rrezikun e bartjes së varianteve të reja nga udhëtimet prej këtyre shteteve, prandaj për parandalimin e ardhjes së varianteve të reja u vendos si më lart.

Të ngjashme