Qeveria ndan 100 mijë dollarë për koalicionin anti-ISIS

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 13:33 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot të ndajë 100 mijë dollarë donacion për kthimin e familjeve në shtëpitë e tyre të rrënuara nga lufta në Siri dhe Irak.

Ky vendim është marrë në kuadër të propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS.

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se është shumë e rëndësishme që Kosova, si pjesë e koalicionit anti-ISIS të jap ndihma ashtu siç ka marrë edhe vetë në kohë të vështira nga vendet e tjera.

“Të ndahen mjete financiare prej 100 mijë dollarë amerikanë për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS nga shpenzimet e paparashikuara nga kategoria ekonomike e rezervës. Këto mjetet do të përdorën për kthimin e banorëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në Irak dhe Siri. Pas aprovimit nga ana e Qeverisë obligohet ministria e Financave për zbatimin e këtij projekti. Ne kemi qenë fitues të donacioneve nga vendet tjera dhe Kosova e ka për nder që të jap ndihmë”.

Qeveria ndan 40 mijë euro për renovimin e një shkolle në Bujanoc

Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për renovimin e shkollës në fshatin Somolicë në Bujanoc.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, tha se nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve dhe ky ishte një shqetësim që dëgjova nga Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, gjatë vizitës që pata dy ditë më parë atje, raporton Ekonomia Online.

Lugina e Preshevës, sipas ministrit, ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe ne të gjithë duhet ta rrisim përkushtimin për të.

Ministri Tahiri ka vizituar komunën e Bujanocit, të mërkurën. Ai është pritur fillimisht nga kryetari Shaip Kamberi me të cilën biseduan për çështje të ndryshme të jetës dhe zhvillimeve politik.

Vizita e Abelard Tahirit ishte vizita e parë e një ministri të qeverisë Haradinaj në Luginë të Preshevës.

Ndahen rreth 28 mijë euro për rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Qeveria e Kosovës ka obligim që ta përfundoj këtë çështje. Ai propozoi të ndahen 27 mijë e 857 euro nga rezervat e Qeverisë.

“Kemi obligim që këtë çështje ta përfundojmë. Bëhet fjalë për 27 mijë e 857 euro që të ndahen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nga rezerva e Qeverisë”.

Ky propozim është miratuar me shumicë votash.

 

Të ngjashme