Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar pika e rendit të ditës për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu Qeveria ka ndarë 120 mijë euro për shpenzimet e mbledhjes së përbashkët.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka paraqitur para kabinetit qeveritar agjendën e takimit mes të dy qeverive.
“Mbledhja do mbahet me 26 këtë muaj në Pejë. Janë bërë përgatitjet teknike që mbledhja të rezultojë me një numër të marrëveshjes. Qeveria Tiranës e ka miratuar sot të diskutohet më tej, edhe Qeveria e Kosovës duhet ta miratoj rëndin e ditës së atij takimi”, tha Limaj.
“Në mbledhje do diskutohet dhe informohen të arriturat e taksës doganore mes Kosovës dhe Kukësit, marrëveshje e shërbimeve roaming. Një lajm i mirë për prodhuesit bujqësor mes dy vendeve tona, për njohje bilaterale dhe certifikatat shëndetësore dhe veterinare që do njihen produkteve e kafshëve mes dy vendeve”.
“Delegacioni shqiptar do të arrij të dielën në ora 13:00. Do ketë drek pune në Gërmi, në ora 15:00 deri në ora 16:00 bëhet përurimi solemn i shtatoreve në Lidhjen e Prizrenit. Në ora 16:00 mbahet një takim zyrtar dhe të nesërmen fillon mbledhja e sy qeverive. Më pas një deklaratë për media dhe nënshkrimi i marrëveshjeve mes dy odave ekonomike. Zv.ministrat nuk do marrin pjesë përveç atyre që do të zëvendësojnë ministrat e tyre”, tha Limaj.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se po e mirëpret mbajtjen e kësaj mbledhje, duke shpresuar në intensifikim të bashkëpunimit.
“E mirëpresim takimin midis dy qeverive dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive në fushat e tjera”, tha Haradinaj.
Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë një mbledhje të përbashkët më datë 26 tetor në qytetin e Pejës.
Kjo është mbledhja e pestë e përbashkët që organizohet mes dy qeverive. Mbledhja e fundit mes dy qeverive është mbajtur në Tiranë, ku u arritën disa marrëveshje bashkëpunimi.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/279911005993928/