Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Në këtë mbledhje është marrë vendim që të ndahen 200 mijë euro për Shqipërinë në ndihmë nga dëmi i tërmetit të nëntorit të kaluar.
Kryeministri Albin Kurti Kurti tha përveç ndihmave deri të tanishme do të ndahen edhe mjete financiare.
“Republika e Kosovës do të ndihmojë Shqipërinë për atë fatkeqësi të tmerrshme që ndodhi dhe përveç ndihmës deri tanishme ne do ta shoqërojmë edhe me mjete financiare”.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi, ka kërkuar që këto mjete të miratohen.
“Sot kam sjellë para jush për ndarjen e mjeteve financiare me një shumë prej 200 mijë euro”.