Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u mor vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë 57 944 euro për pagesën e punonjësve të angazhuar në Rezidencën “Ibrahim Rugova” për periudhën janar-dhjetor 2020, raporton Ekonomia Online.
Propozimi është bërë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i cili është aprovuar nga kabineti qeveritar.
“Pagesa t’i vazhdohet punonjësve të stafit në rezidencën e Ibrahim Rugovws”, kërkoj ai.
Edhe vitin e kaluar, qeveria ka ndarë 57,944 për rezidencën e familjes së ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në lagjen Velania në Prishtinë