Ekonomia Online
FUNDIT

Qeveria në detyrë ia ndanë 10 milionë euro Ministrisë së Shëndetësisë

Qeveria në detyrë ia ndanë 10 milionë euro Ministrisë së Shëndetësisë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dhënë detaje për të gjitha vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë. Në një shkrim në Facebook, ai ka bërë të ditur se janë ndarë mjete financiare për disa kategori. Qeveria në detyrë i ka ndarë Ministrisë së Shëndetësisë 10 milionë euro për blerjen […]

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dhënë detaje për të gjitha vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë.

Në një shkrim në Facebook, ai ka bërë të ditur se janë ndarë mjete financiare për disa kategori.

Qeveria në detyrë i ka ndarë Ministrisë së Shëndetësisë 10 milionë euro për blerjen e materialeve e aparaturave mjekësore, si dhe për personelin shëndetësor.

“Ministrisë së Shëndetësisë ju ndanë 10 milionë euro, për blerjen e materialeve, aparaturave mjekësore si dhe angazhimin e personelit shëndetësor dhe mbështetës, për menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka bërë të ditur Hoti.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere, prej datës 1 mars deri më datë 31 tetor 2021.

Të ngjashme