Aktualisht, në vendin tonë, nga momenti i miratimit të mocionit për mosbesimin e Qeverisë së administruar nga z. Kurti, konform me nenin 100 paragrafin 6 të Kushtetutës së RK-së, deri në zgjedhjen e Qeverisë në vijim, mbetët dhe do të funksionojë Qeveria në Dorëheqje.
Formulimi “Qeveri në dorëheqje”, në rastin konkret, nuk përkon përshtatshëm me rënien e saj sipas mocionit të mosbesimit, por ,ashtu është përcaktuar në dispozitën e nenit 100 par. 6 të Kushtetutës së RK-së, në Shqip: “ Qeveri në Dorëheqje”, në Sërbisht :“ Vlada u ostavci” e në Anglisht: “Government is considered dismised”)
Qeveria në dorëheqje, deri në zgjedhjen e Qeverisë në vijim, mundet dhe duhet t’i ushtrojë të gjitha funksionet e përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës nga se,
-me asnjë dispozitë kushteturare as ligjore të bazuar në Kushtetutë nuk është përcaktuar ndryshe dhe,
-asnjë vend, pra, as vendi nuk do të mund të imagjinohej as të lejohej pa qeveri funksionale , institucionin kryesor shtetëror për ushtrimin autorizimeve të Ekzekutivit!
Shpërndarja fakultative e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme
Me dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së është stipuluar se, Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i RK-së pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit të Qeverisë!
Pra, shpërndarjen e Kuvendit, fakultativisht, do të mund të bënte Presidenti i RK-së. Sëandejmi, në këtë situatë juridike, Kuvendi, do të mund të shpërndahej, që do të thotë se, Presidenti i RK-së, Ius Dispositivum, sipas diskrecionit personal do të mund të vendoste për apo kundër shpërndarjes së Kuvendit.
Presidenti , duke e shfrytëzuar të drejtën diskrecionale të stipuluar me nenin 82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së, është përcaktuar për të mos e shpërndarë Kuvendin, por, për të aplikuar zgjedhjen e Qeverisë, rezulton se , do të duhej të veprojë , Ius Imperativum , konform me nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së RK-së.
Zgjedhja e Qeverisë së re
Në rastin kur, Kryeministri jep dorëheqje, apo, për ndonjë shkak tjetër, pra, edhe të miratimit të mocionit për mosbesim të Qeverisë, Presidenti i RK-së, konform me nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së RK-së,në konsultim me partitë politike përkatësisht koalicionin politik që ka fituar shumicën në Kuvend,mandaton kandidatin-en për formimin e Qeverinit së re . Kjo dispozitë , për zgjedhjen e Qeverisë , korrespondon me dispozitën e nenit 95 paragrafit 1 të Kushtetutës , sipas së cilës, pas zgjedhjeve , Presidenti i RK-së , i propozon Kuvendit kandidatin – en për Kryeministër, në konsultim me partinë politike përkatësisht koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë.
Në rastin konkret , pas miratimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë, Qeveria në dorëheqje duhet t’i ushtrojë funksionet e ekzekutivit deri në formimin e Qeverisë së re – në kushtet dhe procedurën e përcaktuar për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të rregullta apo të jashtëzakonshme.
Sikundër dihet , Lëvizja Vetëvendosja ishte subjekti politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme dhe ,si i tillë , e ka të drejtën për të propozuar kandidatin – en për formimin e Qeverisë së re.Vetëm në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë së re sipas nenit 95 paragrafit 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës , Presidenti i RK-së i do të duhej t’i shpallte zgjedhjet e përgjithshme.Pra zgjedhjet e përgjithshme Presidenti i RK-së do t’i shpallte vetëm në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë gjatë dy raundeve të përcaktuara me nenin 95 par. 2-5 të Kushtetutës. Edhe Gjykata Kushtetuese , me parë , ka pasë dhënë pikëpamje juridike të tillë.
Qeveria teknike
Qeveria teknike , do të mund të formohej sikundër të gjitha subjektet politike parlamentare , në radhë të parë Levizja Vetëvendosja , si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, do të akordoheshin kensensualisht.
Përbërja e Qeverisë teknike do të duhej të konsistonte në përfaqësues të subjekteve politike parlamentare , në përpjestim me numrin e mandateve të tyre në Kuvendin aktual. Kryeministri i Qeverisë teknike do të duhej të ishte nga subjekti politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme për të konfirmuar legjitimitetin e saj.Anëtarët dhe anëtaret e Qeverisë teknike do të duhej të ishin profesionistë sa më të shquar të fushave për të cilët do të caktoheshin. Qeveria teknike , si ekzekutiv i përkohshëm, do të ushtronte funksionin e Ekzekutivit e, veçanërisht , t’i bënte përgatitjet e mirëfillta dhe t’i siguronte kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve të ligjshme të përgjithshme .
Ndryshe, fillimisht , pa akordin e Lëvizjes Vetëvendosja , e rrjedhimisht edhe të subjekteve politike parlamentare tjera , nuk do të mund të formohej Qeveria teknike.
Ndaj , pasi që, Presidenti i RK-së është përcaktuar për zgjedhje të Qeverisë së re, rezulton ,Nolens Volens, se duhet të veprohet dhe të përfillet dispozita e nenit 95 par. 1, 2, 3 dhe 4 të Kushtteutës ,ashtu që, nëse, në dy raunda të njëpasnjëshme do të dështonte zgjedhja e Qeverisë së re, do të të shpalleshin zgjedhjet e përgjithsme të parakohshme.Pos dispozitave kushtetuese në fjalë, edhe ,sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar më parë,Lëvizja Vetëvendosja , si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithsme të parakohshme , sikundër në raundin e parë ashtu edhe në të dytin ,është e autorizuar për të propozuar kandidatin-en për mandatimin e Qeverisë se re.