Ka mbetur në ajër zotimi qeveritar për të blerë sivjet helikopterët e parë për policinë. Në buxhetin e shtetit nuk ka mjete financiare për ta, shkruan sot Koha Ditore.
Për projekte kapitale të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vetëm 16 nga 77 milionë euro sa është buxheti i këtij institucioni qendror, por asnjë nga to nuk parashihen për helikopterë.
Policia i kishte kërkuar Ministrisë që në rishikimin buxhetor, i cili rëndom bëhet në mes të vitit, të përfshihej shuma e nevojshme për ta realizuar këtë blerje.
Kjo ishte një kërkesë, të cilën e mbështeste edhe opozita.