Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, kanë nënshkruar Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka falënderuar qeverinë e Konfederatës zvicerane për mbështetje duke shtuar se cilësia e ujit të pijshëm është e rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve.
“Jam i nderuar që jemi së bashku qeveria e Kosovës e qeveria e Konfederatës kanë një marrëveshje që ka të bëjë me menaxhimin operimin me ujërat në Kosovë. Kjo marrëveshje që ka dhënë efekte të deritashme. Sot nënshkruam amandamentimin e marrëveshjes. Qeveria zvicerane kanë bërë një kujdes që Kosova të mundet me avanca në gjendjen e ujërave në tërësi në atë që ka të bëj më ujin e pastër në familje. Më duhet të pranoj sot se isha në dijenie që 87 për qind e familjeve kanë ujë të pastër”.
“Qeveria e Kosovës i ka marrë me respekt shqetësimet në të kaluarën për të gjeturat. Të gjeturat e këtij komisioni tani më janë publike. Është një proces i punuar me seriozitetin më të madje poashtu ne kemi përmbushur detyrën tonë që këto të gjetura të ja kalojmë deputetëve. E di se të gjithë po marrin flamurin në një drejtim të caktuar parlamentin duhet ta merr seriozit vlerësimin”.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se është e rëndësishme që të sjellim ujin e pastër të 87 për qind e familjeve, e për këtë çështje janë ndarë 70 milionë euro, raporton EO.
“Është një storie e suksesit kemi bërë një punë shumë të mirë që të sjellim në Kosovë ujin e pastër të 87 për qind e familjeve. Taksapaguesit tanë e kanë dërguar 70 milionë euro për këtë dhe i kemi dhënë edhe 30 milion për periudhën e ardhshme dhe jemi të sigurt se këto para janë menaxhuar si duhet”.