Presidenti Hashim Thaçi sot kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë vendimin për kufizimin e lëvizjes që e mori mbrëmë.
Por, një kërkesë e tillë nga Presidenca do të kthehet prapë nga Ekzekutivi, pasi që ky i fundit është i vendosur që të mbajë këtë masë si preventivë për përhapjen e koronavirusit, raporon Ekonomia Online
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha përmes telefonit për Ekonomia Online se nuk është duke u shqyrtuar kjo kërkesë dhe se vendimi i është dërguar të gjitha institucioneve përkatëse.
“Qeveria mbrëmë ka marrë këtë vendim dhe nuk do ta shqyrtojmë. Vendimi i është dërguar të gjitha institucioneve dhe po zbatohet”.
Kryeziu sqaroi se deri më tani nuk u kanë kthyer përgjigjje presidencës, por që do të jenë në komunikim me presidentin.
Jo ende nuk kemi kther përgjigjje për letrën e presidetit, vendimi është i plotfuqishëm por që komunikimi do të vazhdojë”
Këtë kërkesë Thaçi ia dërgoi Kurtit edhe përmes letrës, por ende nuk dihet nëse ky i fundit do t’ia kthejë letrën.