Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë nga veprimet e listuara në ligj, nëpërmjet të cilave do të mundë të merreshin në menaxhim asetet kryesore të gjigantit metalurgjik “Trepça”, shkruan sot Koha Ditore.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ndërkaq, është duke e mbajtur fshehtë një dokument që përshkruan fatin e këtij gjiganti.
Formalisht, “Trepça” si e tërë ndodhet në menaxhim të AKP-së, ani se prej gati një viti, nëpërmjet një ligji, tri asetet thelbësore të kësaj ndërmarrjeje kanë marrë statusin e shoqërisë aksionare.