Qeveria nuk vendos për mallrat e porositura para taksës

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 12:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur për mallrat e porositura para takës 100 për qind për Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritarë, u shqyrtua propozim vendimi lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës para vendosjes së masës prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se mallrat kanë mbetur të pa doganuara dhe ky vendim nuk e prek taksen.

“Kemi bë konsulta edhe me ministrin e Financave dhe drejtorin e Doganave, ditën kur kemi marr vendim për masën 100% kanë ekzistuar mallra që kanë hy në Kosovë por kanë qenë të padoganuara, ato mallra janë të pa doganuara dhe sipërmarrësve ju duhet të paguajnë dyfishin. Për bindjen time ky nuk e prek vendimin dhe unë ju kisha lut që ta kryem. Ky veprim nuk vjen ndesh me taksën”, u shpreh Haradinaj.

Por ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se vota e tij do të jetë kundër dhe se nuk duhet të lëvizet nga ky vendimi për taksen, sipas tij, kjo krijon hapësirë për keqpërdorime

“Çdo vendim i prekjes për taksën është i gabuar, ne duhet të qëndrojmë në atë vendim, sepse çdo lëvizje mund të keqpërdoret. Unë e kuptoj interesin e bizneseve por si shtet duhet me marr koston por s’duhet me leju me lëviz vendimin. Ky është një vendim politik i ynë dhe si vendim i tillë unë mendoj që duhet me mbet i tillë”, tha Tahiri, raporton EO.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se duhet të prezantohen të dhëna se çfarë sasie e mallit ndodhet i pa doganuar.

“Ka mundësi ministri i Financave dhe Dogana me tregu se sa është sasia e mallrave që deri në atë datë ka hy ai mall, s’mund të votojmë pa e ditë. Nuk po e dimë për çfarë vendimi jemi tu fol”, tha Limaj.

Ndërsa, ministri financave, Bedri Hamza tha se sasinë e mallit dhe cfarë lloji malli do të njoftohet kabineti qeveritarë në mbledhjen e radhës.

“Dogana i zbaton ligjet derisa sa nuk binë ndesh me ligjin. Kjo nuk është taksë e Doganës por është mbrojtëse, unë besoj që zyret ligjore në këtë rast Doganës, sepse janë të obliguar ta zbatojnë legjislacionin. Sa i përket për sasinë e mallit dhe llojin e mallit nuk është kërkuar nga unë ta prezantoj në këtë mbledhje, nëse duhet jua dorëzoj për mbledhjen e radhës”, pohoi Hamza.

Ministri Besim Beqaj tha se nëse krijohet hapësirë që pas zbrazjes së mallrave të mbushen përsëri atëherë ai është keqpërdorim, raporton EO.

Kjo pike e rendit të ditës u shty për mbledhjen e ardhshme.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/914659928735959/

Të ngjashme