Fundi i këtij muaji është afati që ka vënë Qeveria për procedimin e Projektligjit për Forcat e Armatosura të Kosovës.
Megjithëse nuk kanë treguar prerë nëse këtë herë e kanë përnjëmend, zyrtarë qeveritarë janë shprehur optimist se do të përmbushet agjenda legjislative, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por në opozitë kanë shprehur dyshime se kjo është vetëm një “lojë” e radhës me ushtrinë e Kosovës.
Në programin Legjislativ të qeverisë, Projektligji për Forcat e Armatosura është paraparë të kalojë në ekzekutiv deri më 30 prill.
Në këtë dokument nuk figurojnë edhe amendamentet kushtetuese, që kërkohet t’i paraprijnë ligjit. Ligji është sponsorizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.