Kabineti Qeveitar ka muratuar vendimin sipas propozimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli për ti ndarë gjysmë milioni euro për kombëtaren e Kosovës në futboll, pas sukseseve që kanë arritur deri tani.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar që Qeveria e Kosovës të ndajë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll, për sukseset e arritura deri më tani në Ligën e Kombeve.
Këto suksese kanë bërë bujë në mediat botërore dhe në komunitetin sportiv ndërkombëtar. Propozim-vendimin e ka prezantuar në Qeveri, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ai është aprovuar nga kolegët e tij në kabinetin qeveritar.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka premtuar se në rast të kualifikimit në evropian, institucionet e Kosovës do të ndajnë premi prej 1 milionë euro për kombëtaren e futbollit, ndërsa vendimi i sotëm është një stimul shtesë për sukseset e futbollistëve kosovarë deri në këtë fazë.