Qeveria me plan të veçantë për bashkatdhetarët, synon të lehtësojë ardhjen e tyre në vendlindje

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 12:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të hartojë një plan për diasporën, i cili do t`i lehtësojë procedurat e udhëtimit të bashkatdhetarëve, bëri të ditur zv. kryeministrit Fatmir Limaj në hapjen e panairit me produkte vendore në kuadër të Ditëve të Diasporës, raporton EkonomiaOnline.

Sipas tij, ky plan do t`a ofrojë edhe më shumë diasporën me Kosovën.

“Falënderoj organizatorët, neve na ka rasti t`i shohim prodhimet tona ne vende të Evropës, kjo ka ardhur në saje të biznesit që e bënë diaspora me prodhimet vendore, nuk ka familje në diasporë që nuk e ka një veshje kombëtare një shenjë kombëtare, shumë shpejt do të nxirret një plan sesi ti afrojmë njerëzit e diasporës për çështjen e udhëtimit, çështjen e biletave…”.

Në anën tjetër, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se produktet e këtij panairi kanë një lidhje të veçantë me diasporë .

“Është kënaqësi e veçantë kur diaspora vjen t`i vizitoj familjet, dhe takohen me njerëzit është një lidhje e veçantë e diasporës me këto prodhime, ne kemi marrëveshje që këto produkte të shiten në vendet ku është diaspora”.

Gashi bëri të ditur gjithashtu edhe për aktivitetet e tjera.

Sipas tij, në fillim të gushtit do të mbahen dy aktivitete kryesore njëra në Prekaz e tjerra në Prishtinë.

Panairi do të jetë i hapur deri të shtunën.

Të ngjashme