“Qeveria Rama 2”, publikohen emrat e ministrave të rinj

Tiranë | 13 Gus 2017 | 13:13 | Nga

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme më 27 gusht. Burime te besuara tregojnë se Edi Rama e ka hartuar strukturën e qeverisë së re dhe emrat e ministrave.

Zv/kryeministër do të vazhdojë mbajë Niko Peleshin, shkruan 360gradë. Si kryetar Kuvendi nuk lëviz nga premtimi i tij, zoti Rama, dhe do të zgjedhë Gramoz Ruçin. Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet, janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të ketë vendime të rëndësishme lidhur me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë, raporton neësbomb.al. Pjesë e kësaj asambleje do të jenë edhe deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit.

Deputetët e rinj të kësaj legjislature e kanë marrë tashmë ftesën për të qenë në orën 10:00 te “Hotel Tirana” aty ku do të vendoset fati i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.Mësohet se inspektoriatet do t’i përmbysë kryekëput dhe do t’i menaxhojë në një mënyrë më efikase.

Po kështu ministrisë së Financave do t’i bashkangjisë ministrinë e Ekonomisë. Ministër do jetë prapë Arben Ahmetaj, te i cili ka shumë besim dhe garanci. Ministria e Kulturës shkrihet duke kaluar në varësinë e ministrisë së Arsimit e ku emri i ministres mësohet se do jetë jo i Elisa Spiropalit, por i Mimi Kodhelit. Ministrinë e Integrimit nuk do ta bashkëngjisë me ministrinë e Jashtme, siç edhe u fol, pasi do të emërojë një nga emrat e besuar dhe me integritet si Milena Harito.

Ja emrat për ministra:
Ministër i Mbrojtjes : Saimir Tahiri
Ministër i Punëve të Brendshme: Fatmir Xhafa
Ministër i Punëve të Jashtme: Ditmir Bushati
Ministre e Integrimit: Milena Harito
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Arben Ahmetaj
Ministër i Transportëve: Taulant Balla
Ministër i Energjitikës: Damian Gjiknuri
Ministre e Arsimit dhe Kulturës: Mimi Kodheli
Ministre e Shendetsisë: Ogerta Manastirliu
Ministër i Mjedisit dhe Turizmit: Blendi Klosi
Ministër i Drejtësisë: Vasilika Hysi
Ministër i Bujqësisë: Erion Braçe
Ministre e Mirëqënies Sociale: Olta Xhaçka
Ministre Shteti: Elisa Spiropali

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme