Qeveria serbe në seancën e sotme ka liruar nga detyra, Srecka Milaqica, rektor i Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë, raporton Tanjug.
Në ushtrimin e detyrës në këtë seli u emëruar profesori, Blagoje Nedelkoviq nga Fakulteti i Shkencave Teknike.
Ndryshe ditë më parë është raportuar që Universiteti i Prishtinës, me seli në Mitrovicë i ka bërë thirrje kryeministres serbe, Ana Brnabiq në gjetjen e një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme dhe të kontribuojë në ruajtjen dhe mbijetesën e këtij Universiteti, si një nga shtyllat e popullit serb në Kosovë.
Në letrën e dërguar, kryetari i Këshillit Bozhidar Zarkoviq duke folur në emër të gjithë komunitetit akademik të Universitetit thotë se ndihen në ankth pasi Qeveria e Serbisë ka bërë ndryshime në personel dhe ndryshime organizative në Universitet, pa konsultim dhe pjesëmarrje të komunitetit akademike të Universiteti