Në mbledhjen e Qeverisë u shfuqizuan dy vendimet e Qeverisë së kaluar për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit dhe heqjen e akcizës për prodhuesit vendorë të duhanit, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi, tha se edhe zyra e Bashkimit Evropian ka kërkuar që mos të hyjë në fuqi ky vendim.
“Ky koncept që ne dëshirojmë të shfuqizohet e ka ndryshuar numrin e aksicëz dhe këto nuk janë të drejta”.
“Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar qe mos të hyjë në fuqi pasi bien në kundërshtim me rregullat”.