Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 505.9 milionë euro në tremujorin e dytë.
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 505.9 milionë Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2020 ishin 534.9 milionë Euro”, thuhet në publikimin e ASK-së.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve, kontributet sociale, konsumi i ndërmjetësimit dhe formimi i kapitalit bruto.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 32.1%; kontributet sociale dhe përfitimet 27.3%; konsumi i ndërmjetëm 15.4%; formimi i kapitalit bruto 11.0%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, njofton ASK-ja.
Ndërkaq, të hyrat e Qeverisë në tremujorin e dytë kanë qenë 660 milionë euro, përcjell Klankosova.tv.
“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 660.0 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM2 2020 ishin 587.2 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Tutje, ASK-ja njofton se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 59.9 përqind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.