Qeveria të reflektojë për demarkacionin

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 08:30 | Nga

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku ka vlerësuar se rruga e vetme e zgjidhjes së problemit të demarkacionit me Malin e Zi mbetet Gjykata e Arbitrazhit.

Maloku në një intervistë dhënë për “Epokën e re” i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga ri-procedimi i kësaj çështjeje në Kuvend, të shkarkojë Komisionin shtetëror për demarkacion dhe t’i nisë bisedimet me Qeverinë malazeze për dërgimin e kësaj çështje në arbitrazh.

Vetëm në këtë mënyrë sipas tij, do tu shmangemi edhe përplasjeve pozitë-opozitë.

Maloku ka thënë nëse Marrëveshja për demarkacionin kalon si e tillë, atëherë kufiri me Malin e Zi do të jetë kufi i konfliktit jo vetëm për këtë gjeneratë, por edhe për gjeneratat e tjera në të ardhmen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme