Qeveria në mbledhjen e rregullt ka miratuar propozim-vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit ndërtimi i “Kullës së Demë Ahmetit” më qëllim të shndërrimit të saj në shtëpi muze, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se ky projekt ka për qëllim të shndërrimit të Kullës në shtëpi muze me qëllim të ruajtjes së vlerave historike të Kosovës
“Kërkoj të miratohet vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit ndërtimi i “Kullës së Demë Ahmetit” më qëllim të shndërrimit të saj në shtëpi muze me qëllim për ruajtjen e vlerave historike të Kosovës”, tha ai.