Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimi i nismës për negocimin e marrëveshjes me Italinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja si dhe do të luaj rol në luftimin e evazionit fiskal dhe shmangien tatimore raporton Ekonomia Online.
“Aktualisht janë 12 marrëveshje në eliminimin e tatimit të dyfishtë por presim që të kemi edhe marrëveshje të tjera”, tha ai.