Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim-vendimi i Koalicionit Digjital për marrjen e përgjegjësisë për të intensifikuar punët rreth vendimit për njohjen ndërkombëtare të Domenit të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha se ky propozim është i një rëndësie të veçantë për pavarësinë digjitale dhe se ka ndikim të drejtpërdrejtë për sektorin privat të teknologjisë informative.
“Ky propozim është i një rëndësie të veçantë për pavarësinë digjitale të Republikës së Kosovës, ndikim i drejtpërdrejtë për sektorin privat të teknologjisë informative”, ka thënë Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.