Qeveria voton anëtarët e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 13:49 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e provimit të Jurispodencës.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se anëtar të komisionit do të jenë: Aleksandër Lumezi – kryetar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta penale, zëvendës Besim Kelmendi; Prof.dr. Haxhi Gashi –  anëtar, pyetës në lëndën E drejta civile, zëvendës Albert Zogaj; Nebojsha Boriqiq – anëtarë, pyetës në lëndën E drejta tregtare, zëvendës Çerkin Berisha;  Prof.dr. Kadri Kryeziu – anëtarë, pyetës në lëndën E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësorë të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut, zëvendës Ivan Çukalloviq dhe Enver Peci – anëtarë, pyetës në lëndën E drejta e punës dhe E drejta Administrative, zëvendës Emine Kaqiku, raporton Ekonomia Online.

Tahiri kërkoi nga kabineti qeveritar për votimin në mënyrë që sa më shpejt të ratifikohen edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Komisionit të fundit të emëruar për organizimin e këtij provimi, i ka skaduar mandati… vendimi të merret në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për t’i lënë rrugë organizimit të provimit të Jurisprudencës sa më parë që është e mundur”, ka shkruar Tahiri.

Këtë veprim Tahiri, thotë se e ka marrë pas kërkesave të shumë qytetarëve rreth mbajtjes së këtij provimi.

Kosova e Hungaria me traktat për Transferim të personave të dënuar

Qeveria edhe propozim-vendimi për t’i rekomanduar Presidentit dhënien e autorizimit Ministrit të Drejtësisë për nënshkrimin e Traktatit për Transferim të personave të dënuar ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se ky rekomandim bëhet me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë me shtetin e Hungarisë.

Të ngjashme