Gjatë mbledhjes Qeveria ka shqyrtuar edhe propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë 03/66 të datës 1 mars 2022, që ka të bëjë me vazhdimin e mbështetjes nga qeveria për qëndrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se është dita më e mirë për ta sjellë në qeveri këtë propozim, pasi sot është dita e pavarësisë.
Ajo propozoi që periudha kohore e qëndrimit të gazetarëve ukrainas të zgjatet.
“Propozohet që kufizimi kohor të zgjatet dhe pika 4 të ndryshohet në ‘deri në ndryshimin e rrethanave në Ukrainë’”, tha Gërvalla.
Ajo tha se kjo nuk përmban kosto shtesë, por vetëm largon kufizimin kohor.