Qeverisja Kurti u votua mbi një tregim mashtrues politik

| 10 Nën 2023 | 00:02 | Nga

Raporti i Progresit pasqyron se me çfarë mashtrimi, inate, paaftësie dhe ekstremizmi është qeverisur Kosova me Lëvizjen Vetëvendosje!

Qeverisja e Albin Kurtit foli për sundim të ligjit, e u bë kampione e shkeljeve kushtetuese.

Qeverisja e Albin Kurtit foli për luftimin e korrupsionit, e u bë kampione e korrupsionit.

Premtimin për luftën kundër korrupsionit e shndërroi në keqpërdorim dhe keqmenaxhim, një gjë tashmë e dokumentuar edhe nga organizatat ndërkombëtare.

Qeverisja e Albin Kurtit foli për reformën në arsim, e u bë kampione e sterkeqjes së arsimit.

Qeverisja Kurti është votuar mbi një tregim mashtrues të saj politik, që kinse do ta forconte shtetin e Kosovës, por manifestoi veprime që janë pikërisht në kundërshtim me interesat e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që e kanë votuar.

Sot, të zhytur në një vorbull të paaftësisë për të qeverisur e kanë zhytur Kosovën kriizë të thellë ekonomike. politike dhe diplomatike

Një Qeveri pa stabilitet të brendshëm, pa dialog të brendshëm, që nuk është në gjendje të ndërtojë asnjë konsensus të domosdoshëm në Parlament, është një qeveri që po e zgjatë zhgënjimin e qytetarëve, po e shton mosbesimin e aleatëve dhe po e redukton sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Pasojat e këtyre keqqeverisje janë tashmë evidente.

Të ngjashme