Kompanitë e transportit rrugor të udhëtarëve kanë parakaluar me autobusët e tyre rrugëve të kryeqytetit, në shenjë proteste pasi nuk janë subvencionuar nga Qeveria e Kosovës për humbjet që kanë pësuar gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.
Autobusët kanë parakaluar deri të objekti i Qeverisë së Kosovës.
Shoqata e kompanive të transportit rrugor të udhëtarëve mori vendim për protesta pasi kërkesat e tyre nuk janë përfillur. Të mërkurën u ndërpre qarkullimi i transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndër-urban në gjithë vendin.
Përderisa kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje.
Mirëpo, kreu i shoqatës Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë që prej verës së kaluar.