Më shumë se 270 gra në Britani mund të kenë vdekur për shkak se nuk u janë bërë thirrje për kontroll rutinor të gjinjve, ka thënë ministri britanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt.
Duke folur në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, ai ka thënë se 450,000 gra të moshës 69-71 vjeçare nuk kanë pranuar ftesa të tilla nga viti 2009.
Duke bërë këtë njoftim ai u ka kërkuar falje grave dhe familjeve të tyre.
Ai ka thënë se programi për kontrollin e gjinjve, “nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë”.
Doktorët kanë thënë se janë “shokuar” kur kanë kuptuar për gabimin duke shtuar se shkaqet mund të jenë evidente.
Nga 450,000 gratë e prekura, 309,000 janë ende gjallë në të 70-at e tyre.
Ai ka thënë se dështimi i një alegoritmi ka përbërë problemin kryesor me ç’rast gratë që kanë shënuar ditëlindjen e 71-të nuk kanë marrë ftesë për kontrollin e tyre final.