Qindra gra morën pjesë në protesta të zhvilluara në Moskë dhe Shën Peterburg në Ditën e Shën Valentinit në mbështetje të grave ruse të ndjekura penalisht për arsye politike.
Protesta e titulluar Zinxhiri i Solidaritetit dhe Dashurisë i kushtohet gjithashtu gruas sImazhet e shpërndara në rrjetet sociale më 14 shkurt tregojnë gra që mbajnë trëndafila të kuq dhe pankarta në formë zemre me emrat e grave të burgosura për arsye politike. Demonstrueset gjithashtu kënduan, “Dashuria është më e fortë se frika”, motoja e protestave.
Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale më 14 shkurt tregojnë gra që mbajnë trëndafila të kuq dhe pankarta në formë zemre me emrat e grave të burgosura për arsye politike. Demonstrueset gjithashtu kënduan, “Dashuria është më e fortë se frika”, motoja e protestave.
Organizatorët thanë në faqen e tyre në Facebook se tubimet u kushtohen grave që ishin “rrahur dhe torturuar nga policia gjatë protestave paqësore”, si dhe “për secilën prej atyre që kanë kaluar ditë në gjykata, autobusë policie dhe qendra speciale të paraburgimit”.