Qindra migrantë nga Amerika Qendrore, që udhëtuan përmes Meksikës për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara, arritën qytetin kufitar Tijuana.
Një grup prej 400 vetash u shkëput nga një karvan prej 5,000 njerëzish në Meksiko Siti.
Grupe më të mëdha pritet të arrijnë në kufi në ditët e ardhshme.
Migrantët që thonë se kanë ikur nga dhuna dhe varfëria në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador, e kanë bërë pjesën më të madhe të rrugës në këmbë, transmeton REL.
Karvani është nisur qysh më 13 tetor nga qyteti San Pedro Sula në Honduras.
Autoritetet amerikane kanë dërguar ushtrinë në kufirin SHBA-Meksikë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”.
Më 9 nëntor, ai ka nënshkruar një urdhër për migrimin, i cili ua mohon kualifikimin për azil migrantëve që kalojnë kufirin amerikan me Meksikën në mënyrë të paligjshme