Qindra forca policore të Francës po kërkojnë në pjesën lindore të vendit për sulmuesin 29-vjeçar i cili, të martën, hapi zjarr në një treg të Krishtlindjeve, duke lënë të vdekur dy persona dhe të plagosur 12 të tjerë.
Gjatë sulmin, migranti 29-vjeçar, bërtiti “Zoti është më i madhi” në gjuhën arabe.
Prokurori Remy Heitz, tha se “duke konsideruar objektivin, mënyrën e tij të veprimit, profilin e tij dhe dëshmitë e atyre që e kanë dëgjuar të bërtasin” Allahu Akbar, “policia antiterroriste është thirrur në veprim”.
Policia Kombëtare e identifikoi të dyshuarin si Cherif Chekt, duke thënë se ai ishte “i rrezikshëm” dhe i paralajmëronte njerëzit “mbi të gjitha, t’i shmangen atij dhe të mos ndërhyjnë”.
Kryeministri Edouard Philippe tha se 1.800 ushtarë shtesë do të vihen në patrullime antiterror.
Një burim i sigurisë gjermane i tha Reuters se i dyshuari ishte burgosur në Gjermaninë jugore nga gushti 2016 deri në shkurt 2017 për akuzat e rënda të vjedhjes para se të lirohej nga dënimi i tij 27 mujor për t’u deportuar në Francë.
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme tha se autoritetet besojnë se Chektati ishte radikalizuar në burg dhe ishte monitoruar nga inteligjenca franceze që nga fundi i vitit 2015.