Presidenti i Filipinieve, Rodrigo Duterte, ka ofruar shuma të mëdha për ata që ndihmojnë në kapjen e qindra të burgosurve që janë arratisur nga burgu si shkak i një gabimi kompjuterik.
Mirëpo ai ka thënë se preferon që vrasësit dhe dhunuesit të i kthehen të vedkur.
“Çmimi është i gatshëm pët të gjithë ata që i kapin të burgosurit të gjallë apo të vdekur. Por ndoshta të vdekur do të ishte një opsion më i mirë. Unë do ju paguja me një buzëqeshje në fytyrë”, ka thënë ai për gazetarët të martën.
Duterte është një ish-kryebashkiak dhe prokuror që kishte premtuar që do vriste mbi 100 mijë kriminelë nëse do bëhej president.
Që nga zgjedhja e tij ai do bëhej i njohur për një luftë të përgjakshme ndaj trafikantëve të drogës. Aktivistët kanë akuzuar se vrasësit ishin ekzekutime, por policia i mohon këto akuza.
Komentet e tij të fundit pritet që të shkaktojnë reagime të shumta. Ka pasur akuza se presidenti ka inicuar dhunë në vendin e tij.