Sot në Mitrovicë është përuruar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” – më e madhja në Kosovë.
Në përurimin e këtij objekti morën pjesë kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe humanisti Halil Kastrati.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se ky objekt modern do të ofrojë kujdes shëndetësor cilësor për qytetarët e kësaj komune.
“E kam përcjellë këtë projekt që nga fillimi e deri në përfundimin e tij dhe, thënë shkurt, jam i mahnitur me rezultatin final”, thotë ndër të tjera kreu i PDK-së.