Nga sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë është bërë me shërbimet e pediatrisë që do të kryhen nga Dr. Safete Shurdhaj. Njoftimin e ka bërë Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ku edhe ishte nga afër për të parë se si kryhet ky shërbim ne QKMF-në e Suharekës.
I shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, znj.Besa Kuqi, Kryetari Muharremaj njoftoi se ky shërbim kishte munguar qe 10 vite, mirëpo nga sot ky shërbim do të jetë në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve të komunës sonë.
Ai potencoi se: “Dr.Safete Shurdhaj specialiste e Pediatrisë, do të ofroj shërbime të Pediatrisë në QKMF-Suharekë, një shërbim që ka munguar më shumë se 10 vite, për fëmijët e Komunës së Suharekës. Po punohet vazhdimisht që të kemi shërbime sa më të mira për qytetarët tanë”