Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), pas shqyrtimit me kujdes të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Dhunës Seksuale në lidhje me Konfliktin (S/2018/250), ka shprehur shqetësimin saj më të thellë për lënien jashtë raportit të situatës së Kosovës sa i përket krimeve të dhunës seksuale.
QKRMT, si një organizatë më përvojë të gjatë për afër dy dekada me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës për të lehtësuar traumën e tyre dhe për të avokuar për të drejtat e tyre, më datë 12 Prill 2018 ka parashtruar një kërkesë për informacion pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Zt. António Guterres, dhe Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithsëm të OKB –së mbi Dhunën Seksuale në Konflikt, Znj. Pramila Patten of Mauritius, mbi arsyet se pse Kosova është lënë jashtë këtij raporti; edhe pse ekzistojnë disa raporte të agjensioneve të OKB-së që reflektojnë mbi zhvillimet në vend dhe raporti i kohëve të fundit i Amnesty International “Plagë që Djegin Shpirtin”.
Kjo kërkesë e QKRMT për informacion drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i është dërguar edhe Amnesty International dhe Human Rights Watch për të kërkuar mbështetjen e tyre për këtë çështje shumë të rëndësishme për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend dhe progresin institucional sa i përket verifikimit dhe dokumentimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë, QKRMT ka rekomanduar që Kosova të përfshihet në raportin S/2018/250 për të dhënë një pasqyrë më të gjerë të situatës së të mbijetuarve në rajon dhe që përpjekjet e saj të shërbejnë si një shembull për vendet që ende janë në përpjekje për të ndihmuar këtë kategori kaq të ndjeshme të shoqërisë.