Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Privatizimi i Sektorit të Sigurisë në Kosovë: Zhvillimi, Mandati dhe Mbikëqyrja e Sektorit Privat të Sigurisë”. Ky diskutim kishte për qëllim rregullimin e sektorit privat të sigurisë, kush do ta mbikëqyr këtë sektor, dhe se sa do të rritej siguria publike nëse kompanitë private të sigurisë dhe policia e Kosovës do të kishin bashkëpunim më të fortë.
Në këtë tryezë u theksua se kompanitë private të sigurimeve përballen me sfida që kanë të bëjnë me prokurimin publik, pasi që kontratat që jepen nga operatorët publik ndaj operatorëve privat të sigurisë çmimi i punës është nën minimalen e pagave.
Mentor Vrajolli, hulumtues nga QKSS-ja tha se “Ne kemi ardhur në konkludim se ligji në siguri garanton mos ndeshje të rolit të kompanive private të sigurisë në atë të policisë megjithatë ne nuk kemi vërejtur se ka një tendencë të rregullimit të këtij sektori përtej kësaj pike me anë të ligjit”, tha ai.
Vrajolli theksoi se kompanitë private në përgjithësi bëjnë përpjekje që të jenë në pajtim me ligjin për shërbimet private të sigurisë.
“Kompanitë private në përgjithësi përballen me sfida që kanë të bëjnë me prokurorimin, pasi që shpesh herë aktorë të caktuar lejohen të operojnë në tregun privat të sigurisë edhe nën bazën e garantimeve ligjore kemi të bëjmë me kontrata që jepen nga operatorët publik ndaj operatorëve privat të sigurisë ku shpesh çmimi i punës është nën minimalen e pagave”.
“Ky ka qenë njëri ndër problemet kryesore ku vërehet se nuk ka qëllim nga ana e institucioneve të ketë një harmonizim në mes të divizionit për kompanitë private të sigurisë inspektoratit të punës si dhe mekanizmave të cilët rregullojnë Prokurorimin publik për të harmonizuar në njëfarë forme këto pika të paktën ku divizionet e kompanisë privatë të sigurisë t’i jepen kompetenca apo autorizime të cilat do të mund të kontribuojnë në këto dy fusha siç është prokurorimi dhe respektimi i Ligjit të Punës”, u shpreh Vrajolli.
Hulumtimet e QKSS-së tregojnë se edhe pse sektori privat i sigurisë në Kosovë u shfaq pothuajse në të njëjtën kohë së bashku me policinë e Kosovës, zhvillimi i tij nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë premtuese. Në fakt, si një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit, policia ka bërë hapa të konsiderueshëm në zhvillimin e saj. Gjithsesi, kjo gjë nuk ka ndodhur me sektorin privat të sigurisë.
Stafi i kompanivë privatë të sigurisë aktualisht numëron më shumë se 6,500 punonjës. Prania në treg e KPS-ve është në rritje si në zonat rurale ashtu edhe ato dhe urbane dhe kjo ka rezultuar në rritje të mëtejshme të numrit të njësive të tyre. Kjo rritje nxit nevojën e rivlerësimit të rolit të aktorëve privatë e publikë të sigurisë në Kosovë.
Në tryezë u theksua se bashkëpunimi mes kompanive të sigurimeve dhe Policisë duhet të jetë më i mirë dhe duhet të jetë i drejtëpërdrejtë, me një marrëveshje në mes të dy palëve e cila duhet të rregullohet me ligj. Gjithashtu është identifikuar nevoja që KPS- të të përfshihen në takiemt e rregullta të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi si kontribues për siguri publike. Kurse me hartimin e strategjisë për policim të udhëhequr nga inteligjenca ekziston një mundësi për KPS-të që të bëhen edhe më relevant në Kosovë.