QKSS: Kosova mos të zmbrapset nga formimi i ushtrisë

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 15:00 | Nga

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e ka vlerësuar si hap të duhur nismën e Presidenti Hashim Thaçi, që shndërrimi i FSK- në ushtri të behet përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në.

Po ashtu nga kjo qendër vlerësojnë se edhe nëse ka ndonjë kundërshtim nga faktori ndërkombëtar dhe NATO institucionet nuk duhet zmbrapsur .

Skënder Perteshi nga QKSS, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet që sa më shpejt të hartojë ndryshimet ligjore për mandatin e FSK-së. Ai në një deklaratë për lajmi.net ka kujtuar se ka shtete që janë anëtare të NATO-s, që mbështesin shndërrimin e FSK-së edhe në këtë formë.

“Përkundër rezistencës qe potencialisht mund te ketë iniciativa e presidentit për ndryshimin aktual te ligjit te FSK nga ana e partnereve ndërkombëtar, kjo nuk duhet assesi te zmbrapse institucionet e shtetit ne jetësimin e kësaj iniciative. Kuvendi duhet shume shpejte te votoj ndryshimet ligjore për ndryshimin e mandatit, misionit dhe kompetencave te FSK-se”, është shprehur ai.

Ai ndër të tjera ka thënë se nisma për ndryshimin të misionit të FSK-së është vullnet i qytetarëve të Kosovës, dhe se Kosova duhet të vendos vet për çështje të brendshme.

“Iniciativa që ka nisë Thaçi është ide që rrjedh dhe ka mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. Në barometrin që kemi bërë 90 për qind e qytetarëve e mbështesin formimin e ushtrisë”, ka thënë Perteshi.

Tutje, ai ka treguar se kjo nismë nuk paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Në Kushtetutë në nenin që rregullon Forcën e Sigurisë së Kosovës thuhet qartë që mandati, misioni dhe kompetencat e FSK-së,duhet rregulluar më ligj, pra janë të përcaktuara me ligj”, ka thënë Perteshi për lajmi.net.

Ligji për ndryshimin e misionit të FSK-së të cilën parasheh ta bëjë ushtri i është dërguar sot Qeverisë së Kosovës, nga Kuvendi i Kosovës./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme