QKSS: Mungesa e sigurimeve shëndetësore problem për Policinë e Kosovës

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 14:35 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka publikuar raportin vlerësues dhe monitorues të institucioneve të sigurisë.

Plator Avdiu, nga kjo qendër ka thënë se sigurimi shëndetësor vazhdon të mbetet problem për Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, policët shpesh herë përballen me lëndime e plagosje nga ndonjë aksion dhe për këtë nuk e mbulon sigurimi shëndetësor.

Sipas tij ekzistojnë dyshime se në pozitën e tij ka konflikt interesi. Por përkundër inspektoratit dhe policisë, situata më mirë qëndron në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Në lidhje me parandalimin e korrupsionit brenda policisë ka pas shumë diskutime me hetimin e inspektoriatit, aksioni që pati jehonë mediale është arrestimi i 59 zyrtarëve policorë, kemi pas rastin të shohim si një zyrtar i lartë i policisë është mbyllur në aferë të krimit, po flas për raste që ende po trajtohen nga policia, janë ende në fazën e dyshimeve të bazuara”.

Ndërsa sa i përket deklarimit të pasurisë nga personat zyrtarë Avidu tha se duhet të krijohet një agjenci antimafia që të deklarojnë të gjithë zyrtarët pasurinë e tyre.

“Sa i përket deklarimit të pasurisë, rreth 60 zyrtarë të lartë policor e kanë bërë deklarimin e pasurisë, dhe duhet të krijohet një agjenci anti-mafia që ta deklarojnë pasurinë e tyre të gjithë zyrtarët që do të mundësonte një llogaridhënie në këtë drejtim nga të gjithë”.

Po ashtu Arife Muji, nga QKSS theksoi se kjo qendër ka për qëllim të vlerësojë dhe monitorojë aktivitetet që lidhen me institucionin e FSK-së dhe MSFK-së. Ky raport përfshin rekomandime për FSK-në ku disa prej tyre janë rekrutimi i stafit profesional, përshkrimi i saktë i detyrave të punës, mbikqyrja e kontratave etj.

“Rekomandimet e QKSS për FSK-në janë: rekrutimi i stafit profesional ku do te kontribonin në hulumtimin e tregut që të dihen procedurat e tenderit dhe cmimet e tenderit, përshkrimi i saktë i vendeve dhe detyrave të punës, të rritet mbiqkyrja e kontratave që të shmanget konflikti me operatorët ekonomik”.

 

 

 

 

Të ngjashme