QKSS: Po ekzagjerohet për ekstremizmin në Kosovë

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 08:29 | Nga

Një ditë pas raportit të Institutit Amerikan të Paqes se Kosova është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve në Siri e Irak, krahasuar me kokë banori, zyrtarë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), vlerësojnë se po ekzagjerohet alarmimi dhe se situata nuk është aq keq.

Skënder Perteshi, hulumtues në QKSS, ka vlerësuar se terrorizmi mbetet një kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, megjithëkëtë, sipas tij, deklaratat se Republika e Kosovës është kthyer në burimin kryesor të terrorizmit janë paksa të zmadhuara.

“Deklarimet se Kosova është kthyer në ‘burimin kryesor’ për luftëtarë të huaj për organizatat terroriste aktive në Siri dhe Irak janë paksa të hiperbolizuara dhe në shpërpushje me situatën reale e cila është në terren”, ka shtuar Perteshi. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme