QKUK-ja në prag të “paralizës”

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 10:11 | Nga

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) pas dy javësh do të mbetet pa mbikëqyrje.

Drejtorit Curr Gjocaj i përfundon mandati. Ndërsa është e pamundur shpallja e konkursit të ri për këtë post, meqë Bordi i ShSKUK-ut, cili është organi i vetëm ligjor për zgjedhjen tij, është pa mandat më shumë se tre muaj. ShSKUK-ja nuk ka as drejtor financiar, shkruan sot Koha Ditore.

Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë kthyer përgjigje se çfarë do të bëhet me këtë institucion deri në formimin e Qeverisë se re.

Bordi i ShSKUK-ut zgjidhet nga Qeveria e Kosovës. Asnjëherë deri tash, prej se ka skaduar mandati, Qeveria nuk e ka pasur në rend të ditës zgjedhjen e anëtarëve të Bordit.

As në ShSKUK nuk kanë dhënë detaje se në çfarë faze janë përgatitjet për zgjedhjen e drejtuesve të rinj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme