Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Klinikën e Ortopedisë është realizuar suksesshëm një operacioni i vështirë ku një pacienti, M. B., 52 vjeçar nga Mitrovica, i është kthyer lëvizja e këmbëve.
Ai nuk mund të lëvizte këmbët për shkak të tumorit.Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve nga Klinikës e Ortopedisë, vërtetoi se pacienti nuk mund të lëvizte, si pasojë e një tumori në vertebrat lumbale L2 dhe L1.Ekipi operator, pasi mori rezultatet diagnostike që i ishin kërkuar pacientit, vendosi që të njëjtin ta operonte.
Pas 5 orëve të operacionit, pacientit i hiqet tumori dhe bëhet fiksimi i pasmë me vida dhe tashmë pacienti fillon të lëvizë këmbët e tij.
Pacienti tash është në gjendje të mirë dhe po arrin që të lëvizë këmbët që para operacionit nuk arrinte ta bënte.