QKUK: Sallat e operacionit po punojnë sipas programit operativ

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Puna në sallat e operacionit në QKUK po zhvillohet sipas programit operativ të paraparë nga klinikat kirurgjike.

Zyra për medie SHSKUK njofton se Barnatorja Qendrore është furnizuar me 7000 copë ampula Fentanyl 50mcg/ml; 2ml dhe menjëherë janë distribuar në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intenziv Qendror.

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë konfirmon që rastet të cilat kanë qenë në program janë  kryer sipas planit të paraparë dhe puna po zhvillohet normalisht në klinika.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme