QMF në Lagjen e Muhaxherëve pajiset me tre shtretër spitalorë, donacioni i Bondsteel

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë është pajisur me tre shtretër spitalorë të rinj, të cilët janë siguruar përmes një donacioni nga baza amerikane Camp Bondsteel, me ndërmjetësimin e KFOR-it italian.

Kryetari i Prishtina-s, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ky donacion do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për banorët e kësaj zone.

Sipas tij, çdo mbështetje që ndihmon në forcimin e sistemit shëndetësor nëpër lagje është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

“Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap më shumë drejt një kryeqyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij”, ka theksuar Rama.

Të ngjashme