QNR-ja kërkon të rinumërohen edhe 530 vendvotime

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 09:42 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka kërkuar që të rinumërohen 530 vendvotime, raporton Ekonomia Online.

Burim Ahmetaj, koordinator në QNR tha se për shkak të parregullsive të evidentuara kërkojnë që të rinumërohen 530 vendvotime.

Ai pa paraqitur një për një të gjeturat dhe arsyetuar pse duhet të rinumërohen këto vendvotime.

“Një numër i vendvotimeve nuk ka mundur që të procedohet në rregull, ka pasur mospërputhje mes partive dhe kandidatëve. Kemi një numër të madh që s’mund të procedohen në rregull. Nga auditimi del se janë 149 janë vendvotime që kërkohet rinumërim për shkak të parregullsive”.

“Në disa raste kanë munguar edhe faqet e formularëve; në disa raste kemi grumbulluar nuk përputhen fletëvotime; kemi ma shumë fletëvotime se sa janë të shënuar në rezultatet; votat për kandidatët nuk janë qartë të shpërndara në formularë të rezultateve por kemi edhe raste kur nuk është mbushur qartë formularët. Të gjitha këto i kemi quajtur si probleme teknike e që duhet të rinumërohen 24 vendvotime”.

“Rekomandimi tjetër është se ka raste kur subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidatët kanë vota. Janë 81 vendvotime që rekomandohet të rinumërohen”.

“Ka raste kur kandidati ka më shumë vota se sa subjekti, janë 89 vendvotimi ku kandidati ka ma shumë vota se sa subjekti”.

“Rekomandimi tjetër është se të gjithë kandidatët kanë më shumë vota se subjekti, me këto gjetje janë 187 vendvotime”.

Ahmetaj fillimisht ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora dhe se shumë shpjet do t’i hapet rrugë numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

“Dje filluar numërimi i votave nga diaspora edhe ka përfunduar, 13 492  vota sa kanë ardhur prej tyre 13 241 të janë të vlefshme”.

“…jemi në procesin e kontrollimit dhe regjistrimit të votave me kusht, në mënyrë që të krahashohet me votuesit e rregullt. Jemi në fazën e fundit të kontrollit që t’i hapet rruga numërimit me kusht dhe nevoja të veçanta”.

Adnan Rrusnemi, nga VV-ja, tha se do të dërgojnë në prokurori të gjitha vendvotimet ku kandidatët kanë më shumë vota se subjekti.

“Nuk mund ta trajtojmë këtë fenomen si normale pastaj procesi i zgjedhjeve të zvarritët, dhe shpresoj të kemi kohë të gjejmë shkaqet”.

“Ne si KQZ do t’i dërgojmë në prokurori të gjitha vendvotimet ku kandidatët kanë më shumë vota se subjektet politike”.

“Ritmi nuk është i kënaqshëm i rinumërimit, është i ngadalshëm që të shtohet efikasiteti dhe të kemi numër më të madh të kutive në tavolina që numërohen”.

Ilir Gashi, nga PDK-ja, tha se mbështet rinumërimin e tërësishëm të 530 vendvotimeve, raporton EO.

“E mbështet rinumërimin. Po na shpërfaqet prapë fenomeni i mospërputhjes së votave të kandidatëve dhe subjekteve, duhet me menduar në të ardhmen si me rrjedh procesi i numërimit”.

“Rekomandimet e ardhura nga QNR-ja. Kërkoj dy gjëra e para që saktësia të jetë 100% dhe jo koha se kur përfundojnë këto”.

“…kërkoj që rekomandimet të rinumërohen tërësisht që mos të rinumërojmë vetëm një. Mbështes rekomandimin për rinumërim të tërësishëm të këtyre 530 vendvotimeve”.

Sami Hamiti, nga LDK-ja, tha se komisionerët nuk e kanë kryer is duhet punën, prandaj edhe duhet rinumërim i tërësishëm.  

“Komisionerët nuk e kanë kryet punën si duhet, ka mospërputhje për kandidatët të cilët kanë qenë ma të preferuam nga komisionerët. E mbështes rekomandimin e Burimit që të rinumërohen në tërësi këto 530 vendvotime”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/vendos-kqz-ja-do-te-rinumerohen-edhe-530-vendvotime/

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/973740072984595/

Të ngjashme