Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke filluar nga ora 22:00 do të jetë e hapur dhe në pritje të fillimit të procesit të pranimit të materialit, të ashtuquajtur, të ndjeshëm nga komuna e Drenasit.
Rreth orës 23:00 parashihet që të bëhet nisja e fletëvotimeve nga Drenasi. Pavarësisht nga kjo QNR do të jetë e gatshme për të pritur materialin e ndjeshëm duke filluar nga ora 22:00.
Ndërsa, të hënën do të bëhet procesimi i të dhënave duke filluar nga ora 08:00.