Drejtues të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) kanë njoftuar se janë rreth 12 mijë vota me kusht, vota me postë dhe vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat pas do të fillojnë së numëruari pas dy apo tre ditësh.
Koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë se fillimisht do të bëhet skanimi i votuesve të rregullta, pastaj do të bëhet verifikimi i votave me kusht, ku do të largohen nga lista ata që kanë votuar dy herë, raporton Indeksonline.
Ai ka thënë se në Prishtinë janë rreth 1 800 vota ku përfshihen ato me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Kurse, në Prizren janë rreth 1 600 të tilla.