Qorrolli: Mustafa do të jetë pasues i Thaçit në Presidencë

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Analisti Vigan Qorrolli, ka thënë se kryetari i LDK-së Isa Mustafa, do të jetë president i Kosovës, pas përfundimit të mandatit nga Hashim Thaçi.

Qorrolli thotë se për këtë ka një marrëveshje mes Mustafë e Thaçit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka folur edhe për karakterin e Isa Mustafës dhe politikën që ai bënë.

Postimi i plotë i tij:

I mire apo i keq, i ftohte ose i nxehte, i dashur apo i urryer — lojtari kryesor i skenes politike kosovare vazhdon te mbetet, Dr. Isa Mustafa, kryetar i LDK’se.

Jo rastesisht politikan aktiv qe 40 vjet. Nje moshe politike kjo — lakmi per te gjithe njerezit qe merren me politiken si profesion.

Njeriu i vetem te cilit kritika nuk ia len, me inerci dhe inati, here i rrezuar e here i çuar — ai po luan “tezesh” me te gjithe politikanet tjere, rend me rend e nje per nje.

Synimi i tij përfundimtar mbetet ai i presidences. Ka nje marreveshje te moçme mes tij dhe presidentit aktual Thaçi, per pasimin e ketij te fundit nga vete Prof. Mustafa!/eo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme